Mund të iu duhen më shumë se një javë, për të kompensuar ditët pa gjumë

By

Mungesa e gjumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është shumë e zakonshme.

Shoqata Amerikane e Gjumit “Apnea” raporton se 70 përqind e të rriturve amerikanë nuk flenë mjaftueshëm të paktën 1 natë çdo muaj, ndërsa 11 përqind e tyre nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm çdo natë.

Një studim i ri thotë se nëse nuk keni bërë gjumë të rregullt për një kohë, mund të iu duhet më shumë sesa të flini në fundjavë për ta kompensuar atë.

Sipas autorit kryesor të studimit, Jeremi Ochab, PhD, asistent profesor në Universitetin Jagiellonian në Krakoë në Poloni, hulumtimi e ka lidhur mungesën e gjumit me disa probleme të rëndësishme shëndetësore, duke përfshirë çrregullimet kardiometabolike të tilla si presioni i lartë i gjakut, sindroma metabolike dhe diabeti.

“Performanca juaj në aktivitetet tuaja të përditshme mund të ulet,” shpjegoi Ochab.

Përveç kësaj, mungesa e gjumit lidhet me problemet si humbja e vëmendjes, ngadalësimi i kujtesës, zvogëlimi i kapacitetit njohës dhe gjendja depresive.

Tutje, ky studim ritheksoi se mungesa e gjumit ka ndikim shumë të madh tek njerëzit, madje shumë më shumë sesa mund të mendohet.

Artikuj të ngjashëm