Kanye West është zyrtarisht një miliarder, sipas Forbes.
Revista thotë se reperi dhe stilisti vlerësohet të ketë një pasuri prej 1.3 miliardë dollarësh.
Kjo përfshin aksionet e tij në linjën e atleteve Yeezy, të cilin Forbes e përshkruan si “një nga linjat më të më të shitura të shekullit”, me vlerë 1.26 miliardë dollarë. Shtuar kësaj, Forbes tha deklaratën e aseteve që arrijnë shifrën e 17 milionë dollarëve në para dhe 35 milionë dollarë në aksione.
Pasuritë e tjera të dukshme të West, sipas ekipit të tij, janë 81 milion dollarë në pronë dhe 21 milion dollarë në tokë. West dhe gruaja e tij, Kim Kardashian West, dihet se posedojnë disa prona në Los Angeles dhe Wyoming.
Pavarësisht se tani ishte klasifikuar zyrtarisht si miliarder, West ishte i pakënaqur me Forbes dhe pretendoi se ata e kishin nënvlerësuar atë.
“Nuk është një miliardë,” tha West në një tekst për revistën. “Janë 3,3 miliardë pasi askush në Forbes nuk di të llogarisë.”
Ai ishte lënë i pakënaqur me një artikull të vitit të kaluar në të cilin Forbes nuk pranoi ta klasifikojë atë si miliarder. West thuhet se ka kontaktuar një reporter duke thënë se ishte një “artikull mosrespektues” që ishte “duke më hedhur poshtë qëllimisht”.
Burimi: Guardian