Linda fiton biletën për në Hollywood! (Video)

By

Këngëtarja e afirmuar në trojet shqiptare Linda Halimi ka zgjedhur të depërtoj në një tjetër treg muzikor.

Me emrin Lindita ajo ka bërë audicionin e parë në American Idol që transmetohet në kanalin FOX.

Në insertin e prezantimit fokus i është dhënë kilogramëve të tepërt të saj për të cilat u tha se i ka hequr për tu shfaqur në programin amerikan po ashtu tregoi edhe për vendlindjen e saj, Kosovën.

Përtej kësaj paraqitja e saj ishte spektakolare me këngën “It’s A Man’s Man’s Man’s World” duke fituar kështu tiketën për fazën tjetër që mbahet në Hollywood.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni audicionin e Linditës.

https://www.youtube.com/watch?v=SiFT0-DmGxc&feature=youtu.be

Artikuj të ngjashëm