Cardi B ofendon fansat e saj dhe zhduket nga rrjetet sociale

By

Cardi B fshiu llogaritë e saj në Twitter dhe Instagram të dielën pasi sulmoi fansat e saj në platforma.

Shumë fansa të mërzitur shkuan në Twitter për të shprehur pakënaqësinë e tyre që reperi nuk u shfaq në shfaqjen e çmimeve Grammy këtë vit. Cardi ishte nominuar për performancën më të mirë të repit dhe mos prezenca befasoi shumë nga fansat e saj të përkushtuar.

Fansat postuan në Tëitter se ajo i entuziazmoi rrejshëm për pjesëmarrjen dhe se ajo “duhej t’i merrte më seriozisht fansat e saj” dhe një përdorues postoi “Vë bast që djali juaj nuk do të donte që ju të jeni kaq e pasjellshme dhe të mos publikoni as këngë të reja” Cardi shkroi në Twitter: “Shpresoj që nënat tuaja të vdesin”.

Ajo i tha një fansi tjetër se duhet të “pijë acid” dhe më pas kur një fanse që sugjeroi se fëmija i saj kishte autizëm duke thënë: “Asnjë nga fëmijët e mi nuk është autik… Mos e projektoni atë që keni mbi fëmijët e mi.”

Menjëherë pasi ajo njoftoi se do të fshinte llogarinë e saj në Twitter. “Unë po e fshij Twitterin tim, por për Zotin e urrej këtë bazë të fansave budallenj”.

Ajo më pas shkroi në Twitter: “Kush ju tha se do të shkoja? Thjesht jam budallaqe. Nuk mundem. Më duhet të mbroj veten”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm