Kanye West i ndodh diçka e pakëndshme pas publikimit të albumit “Donda”

By

Albumi i Kanye West “Donda” u publikua të dielën me 29 gusht, por me sa duket reperi nuk është aq i entuziazmuar sa fansat e tij.

Muzikanti postoi një mesazh kurioz në rrjetin social Instagram, disa orë pasi këngët u publikuan, dhe u diskutuan gjerësisht përmes mediave sociale.

“Universal e nxori albumin pa miratimin tim,” shkroi reperi. “Dhe ata bllokuan ‘Jail 2’ që të mos ishte në album”.

Reperi filloi punën në album dy vite më parë. Ai organizoi tri festa, ku mysafirët mund të dëgjonin disa nga këngët, dhe për një kohë jetoi në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta për t’u përqendruar në një proces regjistrimi.

“Donda” ka 27 këngë, me këngën “Jail pt 2”, me reperin DaBaby, aktualisht nuk është e mundur të dëgjohet, sepse menaxheri i tij nuk ka miratuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm