Kamera e fshehtë, si tentoi Arilena ta bindë ‘viktimën’ të mos i padisë?

By

Mbrëmjen që lamë pas nisi spektakli investigativ “Piranjat” në ABC.

View this post on Instagram

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Formati pati disa hulumtime por edhe një kamerë të fshehtë me ish-deputetin Kujtim Gjuzi.

Ai për afro dy javë u vu në lojë nga ekipi i emisionit se gjoja do të jetë drejtori i ri i Radio Televizionit Shqiptar.

Kamera e fshehtë përfshinte disa takime, filmime për një periudhë 15 ditore deri kur Gjuzit në korridoret e RTSH iu përplas e realiteti se ishte vënë në lajthitje dhe në gjithë gjënë s’kishte asgjë të vërtetë.

Ish-deputeti ka paralajmëruar padi në një postim të gjatë në Facebook, ku ishte përfshirë edhe moderatorja Arilena Ara për t’i mbushur mendjen për të kundërtën.

Në reagimin e tij, mes tjerash ai shprehet:

“Pas telefonatës së zonjushës Arilena Ara të shtunën dhe telefonatës nga Drejtori i programit të ABC Arjan Shkëmbi të hënën 25 prill 2022, më kanë kontaktuar që të gjenim zgjidhje paqësore për këtë mashtrim të fëlliqur. Zoti Arjan Shkëmbi pasi nuk u bind nga unë se ishin në shkelje ligjore të dy jemi drejtuar në komisariatin nr. 2 të policisë së shtetit.”

Në bisedime ishte përfshirë edhe aktori Florjan Binaj i cili gjithashtu është në rolin e prezantuesit krah Arilenës por pa sukses. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm