Behgjet Pacolli: “Dua Lipa po sulmohet nga huliganë e nacionalistë serbë”

By

Së fundmi postimet e Dua Lipës, të Xherdan Shaqirit teksa bën shqiponjën me duar, kërkesa që Apple të vendosë Kosovën në hartë dhe së fundmi postimi i hartës së Shqipërisë së Madhe, ka nxitur urrejtje të jashtëzakonshme ndër përdorues serbë.

Qindra mijëra komente e etiketimeve u bënë në emër të Dua Lipës, e cila me moskokëçarje vazhdon promovimin e vendlindjes së saj në rrjete sociale.

Së fundmi kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka publikuar një foto me këngëtaren, dhe i ka bashkëngjitur një shkrim me anë të cilit lavdëron veprimin e Duas, duke thënë se këngëtarja ka treguar të vërtetën.

“Ne mund të jemi një popull dhe vend i vogël, por kemi artisten femër më të dëgjuar në botë. Unë shoh sot që Dua po sulmohet nga huliganët dhe nacionalistët serbë për një postim të saj, por ajo thjesht ishte e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit tonë. Ndonjëherë e vërteta dhemb. Dua, Rita, Bebe dhe të tjerët: Vazhdoni të na bëni krenarë”, shkroi Pacolli. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm