Shoqet e dikurshme të estradës, Zanfina e Dafina kaluan vite duke mos komunikuar me njëra-tjetrën.
Por, tashmë kur akujt janë shkrirë dhe gjërat janë kthyer pothuajse në pikat fillestare të dikurshme, dyshja jo vetëm që po komunikojnë normalisht, por duket se me njëra-tjetrën nuk po përtojnë as t’i hyjnë ujërave më të thellë.
Një bisedë e tillë e çuditshme është shënuar mbrëmë kur Dafina ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram në të cilën, besojmë sigurisht që me kontekstin e shakasë, vajzat janë ndjerë aq të lira sa të kalojnë në biseda prej dy femrash që janë pak më shumë se shoqe.
Ajo që e ka nisur ishte Zanfina që ka komplimentuar Dafinën për fytyrën e trupin shoqëruar me figura të gjuhës.
‘E dashura ime me prapanicën e bukur’ – ka qenë mbishkrimi që ka pasuar nga këngëtarja e hitit ‘Na’ teksa Zani i ka rikujtuar faktin se aktualisht është beqare.
‘Haha, të kam ty. Vec hajde në New York’ – i është përgjigjur Dafina publikusht ndërsa debati ka vazhduar edhe më pas. /Prive.al/