Pasionin për vetura e ka pasur të kahmotshëm dhe gjithmonë, atë e ka përmbushur në mënyrën më të mirë të mundshme për veten.
Donjeta Kosumi – Kallashi shpesh ka ndërruar veturat që i ka pasur në koleksion nga më luksozet.
Njejtë ka vepruar edhe mbrëmë kur në Snapchat ka shfaqur BMW-në e re tek e cila duket shumë e lumtur. Por, pyetja që lind natyrshëm është se kush ia bleu valltares veturën e re?!
Përfliten dy opsione të mundshme, një shqiptar nga Zvicra dhe një sheik të cilit Kallashi i ka rënë në sy tash e një kohë. E kontaktuar nga Prive.al, Donjeta konfirmoi se blerësi qëndron në njërin prej dy opsioneve që po qarkullojnë por nuk preferoi të jap më shumë detaje.
Ndryshe, valltarja e njohur nuk është përfolur shpesh për këtë pjesë, ndryshe nga disa emra që ‘famën’ e arritën me tërheqje të vëmendjes në opinion për gjoja oferta nga deputetët e ministrat, që në shumicën e rasteve ishin thjesht histori imagjinare të sajuara. /Prive.al/