Sonte në orën 21:00 pritej episodi i ri debutues i rikthimit të serialit ‘Kafeneja jonë’.
Për të parën herë, ky serial nuk do të shfaqet në televizione por vetëm online përmes Gjirafa.com.
Fluksi i madh me gjasë i paparashikueshëm ka bërë që fansat e serialit të dëshpërohen. Kjo për faktin se qasja në episod ka qenë e pa mundur shkaku i ngarkesës në serverë.
Në njoftim, thuhet se avaria mund të rregullohet pas 30 apo 60 minutash, por duket se kjo periudhë është shumë e gjatë për t’u pritur nga fansat, megjithëse kanë pritur rreth tre vite. /Prive.al/