Çka hoqi Genci në moment të fundit nga klipi ‘Turn me on’ ?!

By

Reperi Genc Prelvukaj bashkë me një prej DJ më të njohur, Dagz, sonte në NIN të Klan Kosova po promovon klipin e ri ‘Turn me on’ që në pak ditë ka korrur suksese të mëdha në diskografinë shqiptare.

Mes tjerash, reperi u pyet edhe për skenat në videoklipin e xhiruar në Vlorë, ku deklaroi se në plazh nuk mund të vishesh me jakne prandaj është shfaqur me pak rroba e afër shumë vajzave në bikini.

E nëse jemi befasuar pak me skenat në videoklip, kjo që shohim në versionin final duket se është pothuajse asgjë krahasim me disa skena të nxehta me vajzat që kanë pasur të transmetohen.

‘I kemi hjek në moment të fundit, në versionin e katërt’ – u shpreh Genci.

Ndryshe, skena të fshira ka pasur edhe në ‘Shake it’, hitin absolut me Genta Ismajlin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm