Fotografi gjerman i modës Peter Lindbergh, marka e të cilit ishte portreti i thjeshtë dhe dramatik bardh e zi, ka vdekur në moshën 74 vjeçare.
Lindbergh, i lindur në 1944 në Lissa, Gjermani, ka punuar për një dyqan para se të regjistrohej në Akademinë e Arteve të Bukura në Berlin në fillim të viteve 1960.
Ai u zhvendos në Düsseldorf në 1971 dhe ia ktheu vëmendjen fotografisë, duke punuar për dy vjet duke ndihmuar fotografin gjerman Hans Lux, përpara se të hapte studion e tij në 1973. Ai u transferua në Paris në 1978 për të ndjekur më tej karrierën e tij të fotografisë.
Duke punuar në fotografinë e modës, Lindbergh u bë i njohur për refuzimin e editimit të tepërt të imazheve të grave, duke thënë:
“Kjo duhet të jetë përgjegjësia e fotografëve sot, për të liruar gratë, dhe më në fund të gjithë, nga tmerri i rinisë dhe përsosmërisë.”
Në 1988, Lindbergh mori një vlerësim ndërkombëtar duke treguar një gjeneratë të re modelesh të gjitha të veshura me këmisha të bardha.
Lindbergh ka punuar me disa nga revistat më të mëdha, duke përfshirë Vogue, The New Yorker, Rolling Stone, Vanity Fair, Harper’s Bazaar US, dhe Wall Street Journal Magazine.
Fotografia më lart, që tregon aktoren Debbie Lee Carrington e veshur si një aliene dhe modelja Helena Christensen, është nga seria e fotografive e Lindbergh në 1990 ET Story për Italian Vogue. Përfaqësimi i trillimeve shkencore dhe suespensa kinematografike ishin një temë e vazhdueshme në punën e fotografit. Xhirimi u përshkrua më vonë nga Neë York Times si storja e parë narrative ndonjëherë në fotografinë e modës.
Puna e tij mund të gjendet në koleksionet e përhershme të një numri të muzeve dhe galerive të Arteve të Bukura në të gjithë botën, përfshirë Muzeun Victoria & Albert në Londër dhe Qendrën Pompidou në Paris.