Këngëtari i famshëm kanadez Justin Bieber, ishte të dielën që lamë pas në Majami për një konferencë kishtare me gruan e tij, modelen Hailey.
Dhe duket se ky vikend i kaluar në frymë religjioze, e ka inspiruar artistin që të tregohet bujar dhe solidar.
Krijuesi i shumë hiteve, ia ka dhënë 40-të dollarë kesh një të pastrehu të cilin e takoi në një stacion benzine, derisa po nisej drejt aeroplanit të tij privat.
Duhet kujtuar se Bieber nga muzika e tij, posedon milionat dhe është një këngëtar i pasur, megjithatë, të pastrehut i dha vetëm 40 dollarë, por ndoshta edhe aq ju gjinden në xhep për momentin…