A është ‘Si dje’ dedikim i Cozman ?!

By

Një ndër risitë e diskografisë shqiptare së fundmi është edhe trendi i dedikimeve.

Diçka që morri hov rastësisht rezultoi të jetë sukses për artistët për të cilët këto dilema shërbyen që kënga t’iu bëhet edhe më e dëgjuar.

Megjithëse mund të jetë ndonjëherë edhe rastësi, këngët që lidhen drejtpërsëdrejti me jetën private në shumicën dërrmuese janë me të vërtetë me mesazh apo simbolikë.

Kjo ishte pikëpyetja e parë që u ngrit tek pothuajse secili që dëgjoi këngën e re të Cozman ‘Si dje’.

Ai erdhi kësaj rradhe më melankolik, me një baladë që fliste për një dashuri të dështuar tek e cila e gjithë që ka mbetur është një bagazh me kujtime.

Problemet e vazhdueshme në lidhje, shkëputja e komunikimeve e ndryshimi në karakter i partneres që shndërroi jetën në serial janë vetëm disa prej piketave në tekstin e krijimit muzikor, shkruar nga Majk dhe lideri i Babastars, Ghetto Geasy e që mund të asociojnë edhe me vetë jetën e reperit.

‘S’ka mo dalje as falje, shpresoj qe e gjen ni rrugëdalje, bravo për qa ki bo e meriton ni medalje’ – thuhet mes tjerash në këngë.

Nuk dihet saktë nëse kënga ishte dedikim për Tunën, meqenëse është realizuar në kohën kur dyshja ishin edhe zyrtarisht bashkë, por realizimi i këngës ka ndodhur në periudhë kur krisjet e shpeshta kishin shkaktuar dëme të pariparueshme dhe nshpresat për një vazhdim të shëndoshë të lidhjes ishin të venitura.

Deri në një qëndrim të saktë të palëve, momentalisht na mbetet të shijojmë këtë krijim muzikor që në minutat e parë ka marrë kritika shumë pozitive. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm