Jonida Vokshi sërish prezantuese e BBVK? Kjo foto ngrit dyshime!

By

Prezantuesja e famshme televizive Jonidq Vokshi ka ngritur dyshimet mbi rolin e saj në edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi që ajo ka ndarë një imazh direkt nga oborri i shtëpisë së “Vëllait të Madh”, duke nxitur kështu publikun të jenë kuriozë nëse Jonida do shfaqet sërish si prezantuese në netët Prime.

Kujtojmë se përgatitjet për edicionin e tretë të BBVK kanë nisur prej kohësh, dhe së fundmi është zbuluar edhe autorja e re e programit, Olsa Muhameti.

Por, pos kësaj në publik ka kohë që diskutohet mbi nikoqirët e këtij edicioni – emra të shumtë janë përfolur deri më tani.

Megjithatë akoma mbetet pikëpyetje nëse Alaudini e Jonida do na shoqërojnë, netëve Prime!

 

Artikuj të ngjashëm