Prezantuesja simpatike Jonida Vokshi së fundmi zuri vend në media për statusin e saj, të shumë komentuar.
Pas pluhurit të kotë të ngritur mbi një lidhje inekzistente të supozuar me Capital T, emri i saj u lakua sërish.
Kësaj rradhe, ishte një postim i vetë Jonidës ai që bëri që portalet të shkruajnë mbi një lidhje të re.
Në foton e bërë, prezantuesja e ‘Thurje’ shfaqtë një mashkull nën mbishkrimin ‘Gjysma ime’.
Kaq mjaftoi për t’iu veshur epiteti i të dashurit të ri personit në fjalë.
Megjithatë, as në këtë histori nuk ka diçka të vërtetë. E kontaktuar nga Prive.al, Jonida nënvizoi se ai në fakt është vëllai i saj, Dori. Shumë zhurmë për asgjë, sërish! /Prive.al/