Ka kaluar një kohë relativisht e gjatë nga projekti i fundit i këngëtares Jonida Maliqi.
‘Jam bërë si ti’ ishte kënga e verës së vitit 2015 që pasoi me një periudhë të pauzës për Jonidën.
Megjithatë, jo më!
Këngëtarja tash e disa ditë në rrjete sociale po paralajmëron këngën e saj të re, detaje nga e cila ajo ka zbuluar ekskluzivisht për Prive.al.
‘Jemi ende në ngjizje të materialit muzikor në studio. Sigurisht që do të vimë ndryshe pas këngës ‘Jam bërë si ti’. Me dinamikë dhe tekstin po ia besoj Albanit, sigurisht duke e vlerësuar artistikisht‘ – deklaroi këngëtarja duke shuar dilemat mbi rolin e Alban Ramosajt në projekt, pas fotografive të përbashkëta.
Se ky projekt do jetë më i veçantë, e vulos fakti që ajo ka ndërruar komplet grupin e bashkëpunëtorëve duke punuar në studion e Tull Production.
‘Megjithëse kam eksperiencën time, jam e hapur kundrejt brezit të ri. Po mundohem që të vi sa më moderne në këtë këngë, pa drama por me energji të brendshme’ – përfundoi Jonida prononcimin e saj.
Numërimi prapa ka filluar dhe projekti pritet të jetë gati për pak kohë. /Prive.al/