Jonida në Prishtinë jo vetëm për Besnikun (FOTO)

By

Një javë më parë, u zbulua lajmi se aktorët Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi po shijojnë tash e një kohë romancën e përbashkët e cila shumë shpejt do të kurorëzohet me martesë.

Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja Vokshi e cila që prej lidhjes me Besnikun bën një jetë në lëvizje mes Tiranës e Prishtinës.

Por, Besniku duket të mos jetë arsyeja e vetme e ardhjes së Jonidës në kryeqytetin kosovar.

Ajo është angazhuar edhe në një projekt karriere duke u zyrtarizuar si moderatorja e festivalit PriFest i cili sivjet në edicionin e 11-të të tij do të mbahet mes datave 16-22 Korrik.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja e cila shprehet në një postim në Instagram se është ‘e lumtur të moderojë për herën e tretë PriFest-in’. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm