Pas deklaratës që nxiti kritika, një ish-punëtore flet kundër Kim Kardashian

By

Një ish-punonjëse e Kardashians është shprehur kundër biznesit të familjes së famshme pasi Kim Kardashian pretendoi se sekreti i suksesit ishte të “ngrisësh të pasmet dhe të punosh”.

“Kam këshillat më të mira për gratë në biznes”, tha ylli i Keeping Up With The Kardashians në një intervistë me Variety të publikuar të enjten.

“Ngrije bythën dhe puno. Duket sikur askush nuk dëshiron të punojë këto ditë”, tha ajo.

Rrjetet sociale shpërthyen pothuajse menjëherë pas publikimit të artikullit të gjatë, ku paraqitej secila prej motrave dhe “mamaja” e tyre Kris Jenner.

Kim Kardashian jep një këshillë për gratë dhe rrjeti ‘tërbohet’

Argumenti kryesor i lexuesve ishte mënyra se si Kim thjeshtoi shumë se si u arrit suksesi, duke mohuar betejat e botës reale të përjetuara nga njerëz që nuk kanë lindur në pasuri ose mundësi si ajo.

Një grua, Jessica DeFino, e akuzoi Kim-in si hipokrite, duke pretenduar se i nënshtrohej pagave aq të ulëta kur u punësua nga familja shtatë vjet më parë, saqë nuk mund të përballonte të mbushte makinën me benzinë.

DeFino tha se ajo punoi si redaktore në aplikacionet Kardashian në vitin 2015, dhe pavarësisht se punonte jashtëzakonisht shumë, iu desh të bënte pazar në dyqanet me ulje vetëm për t’ia dalë mbanë.

“Unë isha redaktore në aplikacionet Kardashian në 2015 në LA, punoja ditë, netë dhe fundjavë, mund të përballoja vetëm sende ushqimore nga 99 Cents Only Store, nganjëherë mungoja me pretekstin se isha e sëmurë sepse nuk mund të përballoja benzinë për makinën time për të shkuar në zyrë dhe u qortova se po bëja punë tjetër”, tha DeFino në një postim në Twitter. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm