Jonida Maliqi performon sonte në Eurovizion – ja cfarë thoshte para garës

By

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi pas triumfimit në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, pritet të na përfaqësojë në Eurovision.

Performanca e saj jepet sonte, që është edhe gjysmëfinalja e dytë e festivalit.

“Ktheju tokës” është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, por edhe ai i huaj duke e renditur edhe në krye të sondazheve ndërkombëtare.

Mirëpo para se të ngjitet në skenën e madhe të festivalit europian të këngës, në intervistën e fundit dhënë për Prive, ajo kishte një kërkesë për shqiptarët.

“Kërkoj nga shqiptarët që të më përkrahin. Unë nuk do jap deklarata që do fitojmë e do bëjmë këtë e do bëjmë atë. Unë e di që së bashku me skuadrën time do japim maksimumin e mundshëm. Ne jemi një popull që jemi të gatshëm gjithmonë të të vëmë në tabelë qitjeje dhe të të shënjestrojmë”. 

“Vëreni veten në vendin tim dhe e kuptoni sa presion i madh është. Unë jam qenie njerëzore, do punoj fort e do jap maksimumin, por jo çdo gjë varet nga ne”, deklaronte Maliqi në intervistën për Prive të realizuar muaj më parë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm