Jonida Maliqi ka qenë e dyta me radhë në listën e artistëve që kanë përfaqësuar sonte shtetet e tyre në festivalin Eurovision 2019-të.
Këngëtarja shqiptare, ka dhënë performancë shumë emocionuese. Vokalisht, ajo qëndronte në nivel tejet të lartë ndërsa performanca e saj është shoqëruar edhe me katër vokaliste tjera që e bënin interpretimin edhe më interesant.
Gjatë kohës sa ajo po këndonte, skena u mbush me zjarr, ndërsa edhe vet Jonida po i jepte shumë shpirt këngës “Ktheju Tokës”, e interpretimi ishte në shqip.
Publiku e ka shoqëruar interpretimin e saj me shumë brohoritje dhe duartrokitje, ndërsa edhepse Kosova s’mund të votojë sonte meqë ende s’është e pranuar në Eurovision, bashkëatdhetarët që jetojnë në vendet europiane mund ta votojnë Jonidën kur votimet të hapen në mesnatë. /Prive.al