Jo vetëm në botë, tani edhe në Shqipëri garë për transvestitët më të bukur

By

Kompeticionet e bukurisë janë të zakonshme për trevat shqiptare, zgjedhim një vajzë të bukur që do na përfaqësojë jashtë vendit dhe mbyllet gjithçka.

Por Shqipëria nuk po e lë më me kaq.

Me datën 23 dhjetor, një garë bukurie që do organizohet në Tiranë, do jetë tejet e pazakontë.

Është fjala për për një spektakël të quajtur “Miss Trans Albania” do të sfilojnë tranvestitë e transeksualë dhe do të konkurrojnë për të fituar çmimin si më e bukura.

Përfaqsuesit e LGBT- së kanë filluar të reklamojnë eventin duke premtuar se do të ketë performanca të shkëlqyera. Xheni Karaj, një aktiviste komunitetit LGBT në Shqipëri, me anë të një statusi në Facebook , ju ka bërë thirrje vajzave që nëse kanë fustane që nuk ju duhen më t’i dhurojnë për spektaklin “Miss Trans”, raporton revista Story.

“Thirrje për gocat e Facebook: Nëse keni tualete dhe fustane që nuk ju duhen, ju lutem na i dhuroni pasi po organizojmë “Miss Trans”.”- ka shkruar ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm