Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rita Ora po dëshmon se është goxha e zonja edhe në aktrim, derisa asaj i është besuar një nga rolet kryesore në muzikalin e ri të Disney-t, “Descendants: The Rise of Red”.
Ora ka rezervuar komentet më të mira pas bërjes publike të imazheve që e shfaqnin atë në shesh xhirimet e projektit kinematografik.
Ylli i diskografisë botërore do të luaj rolin e Mbretëreshës së Zemrave.
Ajo është parë me një fustan të kuq të tipit mbretëror, dekolte të hapur si dhe grim ekstravagant përgjatë xhirimeve.
“Rita Ora, ti do t’i japësh hijeshinë e duhur këtij projekti”, shkroi një ndjekës në X (ish-Twitter), teksa një tjetër shtoi – “Me tërë këtë bukuri, nuk ka mundësi që gjërat të shkojnë keq, apo jo Rita?”.
Dukja perfekte, e sa i përket performancës së saj të aktrimit – këtë do ta shohim porsa “Descendants: The Rise of Red” të publikohet.