Gruaja e Kanye West-it shfaqet sërish “provokative” në publik

By

Gruaja e Kanye West, Bianca Censori po vazhdon t’i qëndrojë besnike stilit të saj të veshjes super të ekspozuar, përkundër kritikave nga familja dhe miqtë e saj.

Kësisoj, së fundmi Censori u shfaq në publik vetëm në sytjena dhe geta dantelle të tejdukshme, derisa ishte nën shoqërimin e West-it.

Ajo nuk dukej se kishte veshur asnjë të brendshme pasi mbante çantën e saj mbi zonën intime gjatë shëtitjes së tyre në një restorant në Los Angelos.

Bianca u përball më parë me reagime të ashpër për heqjen dorë publike nga brekët në Francë, ku ajo mund të përballej me burg ose një gjobë të madhe prej mbi 16 mijë dollarësh për ekspozim të pahijshëm publik.

Por më vonë u zbulua se bukuroshja brune përdori një truk të zakonshëm ‘Hollywood SFX’ për të krijuar pamjen nudo-iluzion.

Kanye dhe Bianca u martuan në dhjetor të vitit 2022 vetëm disa javë pasi finalizoi divorcin me Kim Kardashian, me të cilën ka katër fëmijë.

Familja e Bianas janë deklaruar kundër stilit të ri të jetesës së vajzës së tyre dhe kanë shprehur shqetësim mbi mënyrën sesi ajo po paraqitet në publik me stil të veshjes “të tepruar”.

Artikuj të ngjashëm