Do jetë shumë interesante ta shohim Noizyn tek u këndon grave, ngase reperin e kemi dëgjuar që gjithmonë në vargjet e këngëve të tij, të flasë për famën, fuqinë dhe pasurinë.
Rrallë herë për të mos thënë kurrë, ai i ka dedikuar këngë dashurisë e grave, por edhe nëse ka bërë, ka folur kryesisht për tiparet e tyre fizike, duke u reduktuar vetëm në atë pjesë.
Por Noizy ka një dhuratë të bukur për gratë në ditën ndërkombëtare të tyre.
Reperi ka paralajmëruar një këngë të re e cila do publikohet në këtë datë të shënuar.
Në Instagram ai shkruan se titulli i këngës do të jetë “Mbretëreshë”, ndërsa nga ky titull kënga tingëllon po ashtu si dedikim për nënën e tij. /Prive.al