Dafina Dauti sjell të përmbledhura 15 këngë në albumin e ri

By

Ka kohë prej kur e ka paralajmëruar albumin e saj me këngë ‘live’.

E sonte, këngëtarja Dafina Dauti më në fund ka hedhur  në tregun muzikor këtë album i cili ka 15 këngë të përzgjedhura nga më të preferuarat e publikut.

Ky album është punuar në studion e Shpëtim Gashit dhe përpos këngëve të karakterit për ahengje përmban edhe disa balada të njohura.

Interpretimi i fuqishëm live i këngëtares edhe në zhanër të këngëve që këndohen në dasma mbase është një indikator i rëndësishëm për një depërtim të mundshëm të saj në listën e këngëtarëve që krahas koncerteve, në radar kanë edhe eventet e tilla.

Më poshtë keni tre kolazhe të këtij albumi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm