Top Channel në Shqipëri, ishte i pari televizion shqiptar që prezantoi platformën e famshme botërore Big Brother.
Ndonëse kohët e fundit nuk e kanë respektuar rregullin ‘një edicion çdo vit’, duket se Top Channel ka pasur në plan një tjetër risi.
Së shpejti, në ekran do të shohim ‘Big Brother VIP’, e kjo është bërë e ditur vetëm tani, kur Ledion Liço vendosi të japë lajmërimin.
Nga moderator i spektaklit “Voice of Albania”, Ledioni do të paraqitet në një tjetër format për të cilin ka bërë edhe një njoftim në profilin e tij në Instagram.
“Ata meritojnë një vend ku të qetësohen, larg kamerave. Dhe ku është resorti i pushimeve? ‘Big Brother VIP’, janë rreshtat që thuhen në këtë promo të shkurtër, përmes së cilës po paralajmërohet një spektakël i ri televiziv, që me sa duket do jetë goxha interesant. /Prive.al