Jo më Sellma! Elita Rudi ka një artiste të re të grimit

By

Ndonëse për grimin e përditshme Elita Rudi kujdeset vetë, ku edhe shpesh ka ndarë video tutoriale, për paraqitjet e saj më të rëndësishme, moderatorja kurohet nga Sellma.

Mirëpo, një ‘talent i ri’ është shfaqur në skenë dhe po sfidon Sellmën – ajo është Bota, vajza e Elitës.

Moderatorja ndau një video në Instagram ku shihet që vogëlushja e saj 1 vjeçare po i bën grimin – sigurisht aq sa di një 1-vjecare për grimin.

“Ju prezantoj me artisten time të grimit! Më vjen keq Sellma”, shkruan ajo duke etiketuar edhe në mënyrë lozonjare edhe  artisten e madhe të grimit. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm