Ramë Lahaj zbulon detajin epik të adoleshencës

By

Sot përbën një prej emrave më të njohur në arenën ndërkombëtare për fushën ku vepron por tenorin Ramë Lahaj duket që suksesi i skenës nuk e ka përcjellur gjithmonë edhe në shkollë.

Tërësisht pa komplekse dhe me thjeshtësinë që e karakterizon ai ka bërë të ditur që në fakt, në shkollën e mesme ka ngelur një vit! E lexuat mirë, ka ngelur!

Detajin epik nga periudha e adoleshencës, Rama e ka ndarë përmes një postimi nga hapësirat e shkollës së mesme teknike ‘Mithat Frashëri’ në Istog ku mes tjerash shprehet: ‘Sa lezet me e vizitu shkollen ku une e kam perfundu me veshtiresi arsimin e mesem, e ku si shembull prej korrilit e ne arsimtar merrem: kqyrne edhe ky e ka pas hupe vitin (ngele) dikur’.

Duket që me këtë rast, Ramë Lahaj hyn në listën e gjatë të personave që kanë lënë gjurmë përkundër faktit se në shkollë, mund të mos kenë pasur performancën më të mirë të mundshme. /Prive.al/

Image may contain: 1 person, smiling, standing

Artikuj të ngjashëm