“Jevge e gabele”, Mikela e “Për’puthen” përballet me komente raciste

By

Mikela Pupa shpejt u bë një nga vajzat më të përfolura të “Për’puthen”. Personaliteti i saj i hapur dhe nganjëherë eksploziv mjaftoi që ajo të mblidhte rreth vetes shumë mbështetës.

Por, një personaliteti publik jo gjithherë ka komplimente dhe mbështetje, dhe nuk është ndryshe as për Mikelën.

Ajo së fundmi është përballur me komente raciste dhe përqeshës për ngjyrën e saj të lëkurës, që nuk kanë kaluar pa një reagim nga konkurrentja.

Në Instagramin me emrin e qenit të saj, të cilin e menaxhon Mikela, ajo ka shkruar se nuk e ka pritur që të jemi një popull kaq racist, dhe të merrte kaq shumë ofendime.

“Nuk e dija që jemi popull kaq racist, përpos ofendimeve që dihet se nuk jam në pëlqimet e çdokujt, ofendimi që më ka tërhequr vëmendjen është jevg, gabele. Si tregoheni kaq racista more njerëz.

Unë nuk jam rome edhe nëse do isha, do isha krenare dhe do e thoja publikisht. Njeriun nuk e bën ngjyra, njeriun e bën zemra. Nëse do isha rome çfarë? Nuk duhet të flas, nuk duhet të dal në tv, nuk kam të drejtë të kem jetë si çdokush? Ju lutem thuajini stop këtij lloj racizmi dhe largoni mllefet, mbusheni jetën tuaj me pozitivitet. Të jesh romë nuk është turp as ofendim, jemi të gjithë të barabartë. Duajeni veten siç jeni dhe mundohuni të realizoni ëndrrat tuaja”, shkroi ajo në postimin e saj.

Ky shkrim, përkrahje publike ka marrë edhe nga konkurrentja tjetër, RItvana e cila shkroi, “Stop paragjykimeve për pamjen e jashtme”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm