Oscar-i i këtij viti ishte i “dhimbshëm” për Jennifer Lopez-in më shumë se të tjerët. Për filmin e saj, “Hustlers” s’u dha asgjë tjetër veç mospërfilljes.
Për herë të parë, ylli 50-vjeçar pranon hapur se ky fakt e ka lënduar.
“U mërzita! U mërzita pak sepse dhashë shumë për ta ndërtuar. Mora shumë feedback pozitiv të them të drejtën dhe kishte shumë nga ata që mendonin se do të nominohesha për Oscar. Thashë se do të ndodhte vërtetë. Nuk ndodhi dhe u ndjeva keq. U ndjeva si e lënë në baltë.”
Lopez nuk u nominua as për kategorinë “Best Supporting Actress”, për rolin e Ramona-s tek Hustlers, film i bazuar mbi një artikull të shkruar tek “The Neë York” në dhjetor të 2015-ës.
Ben Affleck, ish-partneri i saj ishte gjithashtu i mendimit se Jennifer e meritonte një nominim!
Gjithsesi, Lopez vijoi të thoshte se fillimisht “mospërfilljen” e përdori më shumë për të reflektuar sesa ta shihte si një gabim nga ana e Akademisë.
“E gjithë skuadra ime punon me mua prej 20, 25 vitesh dhe mendoj se kishin shpresa të mëdha. Më duket sikur i kam lënë pak pas dore. Vjen një moment që ti mendon se ke nevojë për aprovimin e njerëzve. Ti do që njerëzit të thonë sa punë të mirë bëre. Unë s’kam më nevojë për këtë. Jam shumë mirë këtu ku jam dhe mjafton. Nuk më duhet një çmim për t’i treguar se jam mjaftueshëm.”- përfundoi Lopez.