Jehona Sopi rikthehet edhe me videoklip!

By

“Anej” është kënga e cila e riktheu në treg këngëtaren Jehona Sopi përmes festivalit “Kënga Magjike”.

E rikthimi duket se nuk do të jetë vetëm me atë projekt, por që do të pasojnë edhe shumë të tjerë, e një nga to pritet të publikohet shumë shpejt.

Brenda pak ditëve, Jehona Sopi nis xhirimet e videoklipit për një këngë të re të punuar nga Darko Dimitrov e tekst të Aida Barakut.

Produksioni i zhanrit Pop do të ketë vulë në klip atë të Entermedia-s./Prive.al

Artikuj të ngjashëm