Këngëtarja e njohur nuk ia harron meritat Flori Mumajesit

By

Flori Mumajesi dhe Shkurte Gashi kanë një bashkëpunim disa vjeçar në aspektin muzikor me këngë të punuara e projekte të shkëmbyera deri në duetin e përbashkët ‘Tu luta’, i publikuar në fund të vitit të kaluar.

E duket se kontributin e kantautorit të njohur, këngëtarja Shkurte Gashi nuk e harron dhe e përmend pa asnjë lloj kompleksi.

Këtë e ka vulosur sot përmes një komenti në llogarinë e Florit ku në një foto me fokus Mumajesin në breg të detit ajo shkruan: ‘Kjo dorë që ndihmoi shumë’  – duke i vlerësuar në këtë formë kontributin ndër vite Mumajesit.

Miqësitë pa hile që i rezistojnë viteve në estradën shqiptare janë të rralla por fatmirësisht akoma ekzistuese, nisur nga shembulli i dy artistëve të lartëpërmendur. /Prive.al/

flori

Artikuj të ngjashëm