Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmojnë ndarjen

By

Pas thashethemeve që kishin nisur prej javësh, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Në një deklaratë të dhënë ekskluzivisht për “Todey” Lopez dhe Rodriguez konfirmuar thashethemet, duke deklaruar: “E kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe mezi presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve e njëri-tjetrit”.

Muajin e kaluar, burimet e brendshme pretenduan që këngëtarja 51 vjeçare dhe ish-lojtari i ‘Yankees’, 45 vjeç, i dhanë fund fejesës së tyre dy-vjeçare pasi pësuan probleme të gjera për disa kohë, megjithatë ata vazhduan të vendosnin një front të bashkuar dhe të hidhnin poshtë pretendimet.

Në atë kohë, Page Six raportonte se ‘miqësia’ e pretenduar e Rodriguez me yllin Madison LeCroy, 30 vjeç, ishte një faktor në ndarje ndërsa burime të tjera pranë çiftit thanë se ndarja ishte ‘menduar që një kohë e gjatë dhe do të vinte’.

Çifti, i cili u fejua në mars të vitit 2019, filluan të takoheshin në vitin 2017 me binjakët e Jennifer Emme dhe Max, 13 vjeçarë, të cilët ajo i ka me ish-burrin Marc Anthony, duke u afruar me dy vajzat e Rodriguezit, Natasha, 14 vjeçe dhe Ella, 10 vjeçe, të cilat ai i ka me ish-gruan, Cynthia Rodriguez.

Artikuj të ngjashëm