Dikur në shqip emrin e kishte “Burrec mos u zemëro”, dhe nuk ka familje shqiptare që nuk e ka luajtur! Sidomos pas viteve 2000 kur reduktimet e energjisë elektrike ishin enorme!
Ju kujtohet kjo periudhë?
Epo kush do e mendonte se do vinte koha që do të luanim “Burrec mos u Zemëro”, edhe në vitin 2019-të por në telefon.
Dhe përderisa shumë njerëz janë fiksuar pas lojës është edhe futbollisti Taulant Xhaka, që pavarësisht angazhimeve që mund të ketë me stërvitje, po gjen kohë ta luan lojën.
Madje ai e ka fituar edhe lojën kundër një mikut të tij, e në Instagram e ka publikuar fotografinë e fitores! /Prive.al