Sqarohet TV Klan, Alesia Bamin e larguam sepse “ e mbushi kupën”

By

Ditë më parë mori dhenë lajmi se balerina Alesia Bami është larguar nga emisioni ‘Stop’. Për ndjekësit e saj në Instagram, Alesia sqaroi se e kishin larguar me një mesazh pasi ajo kishte zhvilluar një intervistë në televizionin “Top Channel”.

Ajo e mori përsipër ta sqaronte situatën përmes një deklarate që publikoi në Instagram, ndërsa e konfirmoi se ishte larguar nga puna se kishte dalë në televizionin konkurrent.

“Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet unë nuk jam më pjesë e emisionit “Stop”. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në Top Channel dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh. Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë kontratë pune, aq më pak Kodi i Punës. Sigurisht, që nuk jam as e para as e fundit. Jam e detyruar ta bëj këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti do të shihemi në një projekt të ri”, shkruante Alesia.

Por në anën tjetër, një histori ndryshe e kanë thënë burime nga Tv Klan për “Blitz”. Sipas tyre arsyeja pse e hoqën Alesian nga puna ishte se velina e kishte mbushur kupën me sjelljen e saj.

“Marrëdhënia ka nisur të kriset dhe acarohet kohë më parë. Ajo e kishte mbushur kupën me sjelljen e saj aspak profesionale. Alesia nuk ishte korrekte me oraret dhe ka treguar mungesë respekti ndaj stafit të emisionit. Përveç kësaj të dyja velinat duhej që për çdo dalje televizive të merrnin më përpara leje tek dy drejtuesit e emisionit Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj.”- ka treguar burimi.

Artikuj të ngjashëm