Jay Z sulmon ish mikun Kanye West

By

Jay Z dhe Kanye West dikur ishin miq shumë të ngushtë dhe madje dhe kanë bashkëpunuar për albumin e tyre por marrëdhënia e tyre është krisur dhe kjo për arsye se Kanye mbështet Donald Trump. Ka dhe dy arsye të tjera që diskutohen që janë shkak për krisjen e marrëdhënies së tyre: 1- Jay Z dhe Beyonce nuk shkuan në dasmën e Kardashian – West dhe 2- ekziston edhe një diskutim i tretë nëse Jay Z i dha Kanye-s 20 milionë dollarë.

Cilado qoftë arsyeja, kënga më e re e Jay Z e përforcon atë që të gjithë kuptojnë, se ata dy nuk janë më miq.

Në tekstin e këngës së re të reperit thuhet:

“Jo kapele e kuqe, jo Michael dhe Prince, unë dhe Ye

Ata u ndanë nga ty kur ti more ADN-në e Michael dhe Prince, uh

Nuk është një nga ato djemtë që ti solle

Shtëpia ime duket si një resort, shtëpia ime është më e madhe se e jotja

Bashkëshortja… (Hë pra, burrë)

Rruga ime është më e mirë, sigurisht”

Kapelja e kuqe ka të bëjë me kapelën e kuqe që mban gjithnjë Kanye ku shkruhet: “Bëje Amerikën të mrekullueshme sërish”. Dhe kjo kapele mbahet nga të gjithë mbështetësit e Trump!

Artikuj të ngjashëm