Reperi amerikan Jay Z i martuar me Beyonce zyrtarisht është miliarder. Ai jo vetëm që është reperi i parë që bëhet miliarder, por është ndër tre artistët që arriti të ketë këtë status me karrierë muzikore.
Ajo çka mësojmë nga reperi i sapo titulluar milioner është se për të qenë i pasur duhet investuar në fusha të ndryshme të industrive.
Në 1 bilionë dollarë që ai posedon, vetëm 75 milionë dollarë i takojnë shitjeve të këngëve. Paratë tjera janë fituar duke investuar në kompani të ndryshme si Uber, Roc Nation dhe Tidal poashtu koleksione impresionuese të artit dhe patundshmërive.
A e dini se Jay Z ka brend të vetin të konjakut që quhet “D’Ussé”? As ne, e cka na bën të kuptojmë se nëse dëshirojmë të jemi financiarisht të suksesshëm, përveç një pune të konsoliduar duhet të kemi ide edhe për projekte tjera. /Prive.al