Javën e ardhshme, 2 Ton prapë me një tjetër bashkëpunim

By

Bashkëpunimi i fundit i 2 Ton ishte më një repere të re në skenën shqiptare.

Ajo ishte Tika Behrami, ende e panjohur për showbizin vendor por e cila sipas të gjitha gjasave do të futet në treg fillimisht me këtë bashkëpunim, që u publikua në fund të tetorit e që titullohet ‘TT’.

2 Ton ka gati projektin e radhës, e që është një tjetër bashkëpunim.

Ai po bashkëpunon me një tjetër artist i cili është Boyat, dhe kënga do të quhet ‘Wallahi Wallahi’.

2 Ton ndau në llogarinë e tij një sekuence të shkurtër të kësaj kënge që do të publikohet javën e ardhshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm