Janë si vëllezër: Kështu e uron Flori Klajdin për ditëlindje

By

Janë treshja e pandashme që shkaktojnë tërmet ngado që shkojnë.

Djemtë e Three Dots në krye me Flori Mumajesin, kanë kohë që janë një trenom i pathyeshëm në skenë.

Dhe kryesisht ngado që shkojnë, janë bashkë dhe e trajtojnë njëri tjetrin si vëlla. Kështu të paktën duket edhe përmes aktivitetit të tyre në rrjete sociale, ku gjen plot dedikime për njëri tjetrin e fotografi të përbashkëta.

E me rastin e ditëlindjes së Klajdit, është Flori ai që ka bërë një dedikim të bukur miqësie.

” Kohet e veshtira na bejne dhe me te forte, kohet me lumturi si sot na motivojne… Gezuar ditelindjen vellai im❤️ @klajdiharuni Me fat qe te ka”, ka shkruar këngëtari në urimin e tij. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm