Evakuohen Angelina Jolie dhe trupa e filmit të ri të Marvel, pasi u zbulua një bombë në sheshxhirim

By

Lajme të frikshme nga shesh xhirimi i filmit të ri të Angelina Jolie The Eternals.

 

Sipas E! News, xhirimi u ndalua dhe aktorët u evakuuan nga shesh xhirimi pasi aty u gjet një bombë.

Image result for eternals set

Një burimi tha se “u gjet një objekt i paidentifikuar në setin ku po zhvillohej xhirimi i njësisë së 2-të.

” Për shkak të protokollit të sigurisë, “zona u inspektua dhe u konsiderua e sigurt, dhe xhirimi rifilloi”.

Gjithashtu “ekuipazhit iu kërkua të pastronin zonën ndërsa ndodhi inspektimi”, por nuk duket se aktorët ishin në afërsi të drejtpërdrejtë.

Image result for eternals set

Ndërkohë, një burim i tha The Sun se “Ishte dukshëm e tmerrshme – bomba mund të ishte aty për dekada të paprekur, por kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të ngacmohej. Disa nga yjet më të mëdhenj në botë ishin aty dhe askush nuk do të rrezikonte. Për fat të mirë, ekspertët u morën me të. ”

Image result for eternals

Xhirimi i filmit po zhvillohet në një ishull që u përdor si një bazë ushtarake gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe ka spekulime bomba daton nga ajo epokë.

 

The Eternals do të dalë në Nëntor 2020, dhe ka të bëjë me “qenie të pavdekshme që kanë jetuar në Tokë dhe kanë formuar historinë dhe civilizimet e saj”.

 

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm