Flori Mumajesi qëndron prapa këngës fituese të festivalit “Kënga Magjike” të këtij viti.
“Ma zgjat dorën”, kënduar nga Eneda Tarifa është punuar komplet nga këngëtari i famshëm i cili shkroi fjalë të mëdha për të pas fitores së mbrëmshme.
Ai hyri në Instagram për t’i thurur fjalët më të mira ndonjëherë.
“Jam i vogël para teje por ta them me bindje ti je aset. Urime zemër”, ishin vetëm disa nga fjalët e Florit dedikuar Enedës.
Eneda Tarifa arriti ta marrë çmimin e parë, Fifi të dytin me “Marova” ndërkaq Anxhela Peristeri çmimin e tretë.