Ja si u xhirua videoklipi i këngës ‘Lejla’

By

Elvana Gjata mbrëmjen e kaluar tregoi edhe njëherë se është nga të paktat artiste që kujdeset edhe për detajet më të imëta si në muzikën e këngës ashtu edhe në klipin e saj.

Projekti ‘Lejla’ ka kapluar rrjetet sociale duke u bërë kështu ndoshta ngjarja më e diskutueshme e padyshim kjo për shkak të punës së madhe që është bërë në të.

Muzika e këngës u punua nga ThreeDots ndërsa për klipin u përkujdes MAX Produciton të cilët nuk e patën aq të lehtë për t’i vizualizuar idetë e artistëve.

Ngjyra “Lejla” ishte edhe ngjyra që do të karakterizonte klipin e këngës e duke parë atë në objekte të ndryshme gjigante si Treni, Helikopteri, Anija lind pyetja si kanë arritur ta bëjnë një gjë të tillë.

Prive.al ka zbuluar disa detaje në videoklip të cilat e tregojnë më së miri se si është arritur deri tek qëllimi i caktuar që të kthehen objektet e lartpërmendura në ngjyrën e dëshiruar.

Nuk ka qenë ndonjë përpunim kompjuterik ai që ka sjellur imazhet e kërkuara por mjetet janë ‘veshur’ me një lloj mbështjellësi me ngjyrë të tillë pavarësisht se ato kanë qenë gjigante.

Natyrisht puna e madhe edhe shpaguhet teksa po vërehet suksesi i padiskutueshëm i këngës.

Më poshtë i keni edhe fotografitë ku vërehen mjaft mirë detajet e lartpërmendura. /Prive.al/123

Artikuj të ngjashëm