‘Squat baby’ jo plotësisht origjinale?! (VIDEO)

By

Me lëvizjet ekspresive ajo nuk ka sjellur ndonjë risi për faktin që prej fillimit të karrierës ajo është identifikuar me këtë pjesë.

Por eksperimentimi në suaza më eksplicite në videoklipin e fundit ‘Squat baby’ ku Genta erdhi edhe më ndryshe se zakonisht duket se nuk është komplet ide e saj apo stafit që është marrë me koreografinë.

Vigjilent për të gjetur ngjajshmëritë, fansa të shumtë kanë shpërndarë pamje nga videoklipe të ndryshe por kopje mund të quhet ritmi dhe melodia e ‘Squat Baby’ me theks të veçantë tek pjesa e Mumas.

Hyrja dhe zhvillimi i këngës në refren ngjan në mënyrë identike me ‘Gyal Move’ të Supa Squad, projekt i publikuar në vitin 2013 teksa pjesa e Gentës ngjan me atë të Spice tek ‘So mi Like’, këngë e vitit 2014.

Autorët e këngës duken të kenë kombinuar duhur krijime të ndryshe muzikore meqenëse rezultati është ai i i një hiti në trojet shqiptare. ‘Squad baby’ tashmë ka qindra mijëra shikime e pëlqime duke u renditur tek videot trending në Youtube. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm