Ja si kundërpërgjigjet gruaja për të cilën Beyonce u bë xheloze

By

Beyonce dhe Jay Z ishin në një ndeshje basketbolli dhe një video nga mbrëmja e tyre vërshoi rrjetet sociale. Dyshja ishin në ndeshjen e “Golden State Warriors” dhe ishin ulur afër pronarit të klubit Joe Lacob dhe gruas së tij Nicole Curran.

Beyonce ishte ulur mes Jay Z dhe Nicole dhe nuk dukej fare e lumtur për të mos thënë e acaruar, kur ata dy po mundoheshin të bisedonin dhe po injoronin Beyonce. Në një moment ajo edhe lëviz vendin duke shfaqur pa kënaqësinë e saj.

Por nuk vonoi dhe Nicole reagoi ndaj fansave të Beyonce që e nisën gjithë hipotetizimin se ajo u bë xheloze. Ajo postoi në Instagram:

“Dëgjoni ju fansat e Beyonce. Unë e respektoj Beyonce-n. E dua! Bisedova me të dhe burrin e saj dy herë sot. Së pari i pyeta se çfarë dëshirojnë të pinë sepse i kishim mysafir. Së dyti, e shpjegova pse i dhashë Byeonce-s një trëndafil nga një fans. E gjitha kjo është jashtë konteksti. Jam grua e martuar dhe e lumtur. Ju më thoni ta vras veten????? As Beyonce nuk do e përkrahte këtë ide.”

Pas postimit të saj në Instagram, ajo bëri privat profilin e saj.

 

Artikuj të ngjashëm