Ushqimet zënë shumicën dërrmuese të postimeve të tij por reperi shqiptar që jeton në Amerikë, Action Bronson, ndonjëherë edhe thyen ‘parimin’ duke ndarë imazhe nga privatësia.
Pasi e zbuloi bjonden simpatike që ia ka vjedhur zemrës, Ariani sot është rikthyer në kohë në një imazh nga fëmijëria.
‘Mos u mashtroni nga fytyra prej bebeje’ – ka shkruar ai në imazhin e ndarë me fansat.
Mbipeshën siç edhe vërehet nga fotoja, Action Bronson duket ta ketë pasur problem që prej fillimeve. /Prive.al/