Lansoi në pasditen e së dielës këngën e re me klip: “U harrum”.
Dhe Ledri Vula nuk ka pasur të ndalur me klikime duke arritur që në vetëm dy ditë të bëjë 1 milionë të tilla.
Kënga e tij siç duket është pëlqyer shumë sepse edhe flet për dashurinë, dhe strofat e kësaj kënge dalin nga reperi që ka thyer shumë zemra vajzash.
Kjo këngë ka të ngjarë që të jetë dedikim për dikë, ndoshta për ish të dashurën e tij Adela Sollakun, për të cilën foli me admirim në emisionin Top Show Magazine në Top Channel.