Trashëgimtarja e Top Medias dhe fashionistja e njohur shqiptare, Lori Hoxha është shumë aktive në rrjete sociale e sidomos në Instagram.
Profili i saj në Instagram ajo tashmë e ka kthyer në blogun e saj personal ku ka mbi 777 mijë ndjekës. Ajo çdo ditë poston për stilin e jetës së saj, rrobat e markave më të shtrenjta dhe vendet që ajo viziton.
Ajo që më së shumti bië në sy në blogun e saj janë rroba të markave të shtrenjta. Edhe ato që duken në pamje të thjeshta, me shumë gjasë kushtojnë më shume se paga e një familjeje mesatare.
Në postimin e 14 gushtit në Instagram, Lori duket tejet casual, e tipit një palë xhinse të prera, atlete dhe një bluzë.
Mirëpo, nga llogaria @What.they.wearin në Instagram, pamë se një veshje e tillë, komplet kushton disa mijëra euro!
Bluza e markës Dior kushton 690 euro, atletet D-connect kanë çmimin 820 euro dhe canta nga marka Dior kushton 2,550 euro. Me pak matematikë vijmë në totalin prej 4,000 eurosh!